Loyalty
Anëtar i Nderuar
Neni 67. (Thirrja e Kuvendit)
1.Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.
2.Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
Neni 74. (Thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonëshëm)
1....
2.Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm kur, kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve.
3....
Neni 79. (Zhvillimi me dyer të mbyllura i mbledhjeve)
1.Mbledhjet e Kuvendit bëhen të hapura.
2.Me kërkesën e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të një së pestës së deputetëve mbledhjet e Kuvendit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar shumica e të gjithë anëtarëve të tij.