Love
βeℓℓe â๓e
Dashuria
Dashuria është ajo pisha e gjelbër
që lëkundet nën qiellin me hënë
Që ngrin në të ftohtin e janarit
Si një deshirë e pathënë
Dashuria është bota pas xhamave
Nxitimi i lirë për diku...
është qënia me 900 leukocite
Që në carcafet e bardhe mendon për ty.
Dashuria është telefoni i së mërkurës
Dhe kopsa e qepur me pe gri
Dhe kompostot e ngrëna në stol
me një pirun të dy
Dashuria është apartamanti i qetë
i pagrindje dhe i lumtur sic mund të jetë vec në ënedrr
janë fjalë pa kuptim që tingëllojnë aq të bukura
Dhe heshtja e thjeshtë që kurrë s'është e rëndë
Dashuria ime je vetem ti
Në këte sfond ngaterresash pa fund
Asnjë arsye nuk e fshiu dot atë
Asgjë s'më bëka që ta humb
Ajo është një gjë pafundësisht e bukur
E kthjellët dhe krejt e pastër
Si lindi, si jeton, si mundet
Në ketë botë të ndyrë dhe të ashpër
Janar 1981
Për ty
Lëkunden pishat nën retë që ikin
Ikin e ikin retë nëpër shi...
Unë pres të shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , të më telefonosh ti
Po ti s'dukesh gjëkund. Ku paske humbur,
Ka kaq ditë që pres. Dhe bie shi...
Si mund të jetoj, pa pak qiell të kaltër
Si mund të jetoj, pa zërin tënd, pa ty
Ti do të vish, unë e di, do vish patjetër
Po unë dua të vish tani , nëpër shi
Pastaj retë do të ikin dhe do dalë dielli
Po unë dua diellin të ma sjellësh ti
24 mars 1978
Vjeshtës
Ajo vjen gjithnjë me lot në sy
Dhe druret dhe qiejt zbehen, përloten
Pastaj tok me erën uluri, uluri-
Duket sikur qan për tërë botën
Ajo shpesh zbret si mbrëmja e artë
Në qiejt hëna bredh e vetmuar
Dhe pëshpërisin fletët mijëra fjalë
Sikur të zbusin dhimbjen tënde duan
Në shpirt mblidhet qetësisht trishtimi
Ajo të sjell kaq ngushëllim, kaq ngrohtësi
A thua e kupton c'është Mjerimi
E c'është Brenga duket se e di
Veç këtë vit sikur nuk po e njoh
Si erdhi kështu me kaq zymtësi
C'po derdh mbi ne zemërimin e ftohtë
Vetëm shi, vetëm shi, vetëm shi
Dhe po më mbyt ky qiell i errët...
Dua ta pyes përse më mban mëri
Dua t'i lutem të mos jëtë kaq i egër-
Edhe pa të në shpirt, kam kaq mërzi.
Dhe pa të mbi botë ka kaq akull
Qeli të lagështa dhe hekura...
Kur varrosen për jetë të gjallët
Si nuk ngrihen të bredhin te vdekurit.
Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
Mua malli c'më zhuritka në vetmi
Ti eja, qajmë bashkë, moj vjeshtë
Eja, bashkë të mallkojme nëpër shi.
Nentor 1977
Dashuri siberiane
Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua të jem me ty
Ky qiell gri... Në shpirt- kaq akull
Kaq ftohtë në shpirt. Si në Siberi.
E megjithatë, unë të dua
Dhe të dua shumë , cuditërisht
Po që se të urresh është njësoj si të duash
Të urrej dhe të dua njëkohësisht
Të urrej për atë , që më prishe qetësinë
Të urrej, pse erdhe tek unë
Për cdo gjë të vërtetë dhe cdo gjë të dyshimtë
Të urrej dhe të dua kaq shumë
dhe në shpirt kam dimër, gjithnjë dimër
Një ftohtësi pa fund dhe pa anë
Në sa gradë nën zero paske lindur
Dashuria ime siberiane
Në të tërë qënien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam dëshirë për ty, kam nevojë për ty
Dhe prapë s'dua të jemi bashkë
9 shtator 1978
Ja ku erdhe persëri si vjet më parë
Ja ku erdhe përsëri si vjet më parë
Thua se midis nesh asgjë s'ka ndodhur
Duket sikur malli të ka marrë,
Duket sikur pritja të ka lodhur.
Sytë prapë digjen zjarr i kalter
Si dikur më flet me pëshpërime
Veç në shpirtin tim tani ka akull
(Ah, të mos e kisha shpirtin tim!)
Dhe vështroj e heshtur kaltërsinë...
Ah,përse nuk ngrihesh e të shkosh?
Mos më fol më kot për dashurinë
Unë e di,ti s'mund të dashurosh.
Ti më the se qënkam e ashpër,
Ti kërkon nga unë një të puthur?!
S'mundem, si ti puth sytë e kaltër,
Kur në shpirt ke veç ujë të turbullt?
O, e di, ditët e kaltra ikin
Dhe pas tyre vjen natyra gri
Kaltërsia, bari, zogjtë zhduken...
Vetëm ti do mbetesh po ai.
Maj 1976