Një lojë milionerësh
Flasim për një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madrid, që mund të argëtojë një botë të tërë, që bie në sy të futbollit golbal, sepse do të luajnë yjet e mëdhenj të kësaj loje magjike dhe mbi të gjitha, të tilla sfida prodhojnë mjaft momente historike. Por gjithashtu duhet të mbahen shënim aksionet e një audience krejt të lartë, me shifra që shkojnë përtej futbollit. Dhe numrat në këtë rast janë….ekonomikë. Në këtë rast, në stadiumin “Camp Nou ”, do të bashkohen lojtarët më të mëdhenj të momentit, lojtarët për të cilët janë paguar shuma transferimi, shumë herë larg nga pjesa tjetër e ekipeve në “La Liga”. Përveç qëllimeve parësore të tyre, për të dhuruar gëzim te tifozët, ata janë të fokusuar rreth fushatave të marketingut, milionat e të cilave tejkalojnë cdo klub tjetër në botë. Barcelona dhe Real Madridi janë të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës së futbollit, pa diskutim edhe nga pjesa tjetër e “La Liga”-s. ثshtë e vërtetë se ekipet e tjera të kampionatit spanjoll mbartin në vetvete potenciale të admirueshme, sidomos individë të vecantë, që fare mirë mund të ishin aktorë të kësaj sfide, që do të luhet të dielën në “Camp Nou”, megjithatë edhe sa u takon tifozëve, ata katalans dhe madrilenë i përkasin një dimensioni tjetër. Vetëm në merkaton e verës së këtij viti, në funksion të kësaj sfide klasike, janë shpenzuar 370 milion euro, të ndara në 253 milionë euro për të bardhët dhe 116.5 milionë euro për Barçën. Pas dy gjigandëve të futbollit spanjoll vjen Sevilla, e cili shpenzoi 27.5 milionë euro, pak më shumë se kostoja e Chigrynskiy (25 milionë euro), që mori së fundi Barca. Imagjinoje vetë tashmë diferencën. Tërë skuadrat e tjera të “La Liga”-s, në merkaton e kësaj vere, kanë shpenzuar dicka më shumë se ka paguar Real Madridi për Kristiano Ronaldon. Portugezi vlen 96 milionë euro, ndërkohë që ekipet e tjera, për përforcime në këtë sezon, kanë shpenzuar një shifër tek 103.75 milionë euro. Pra, Reali, këtë sezon është rindërtuar si ekip në bazë të një blloku çeqesh, për të konkurruar me Barcelonën. Kësaj të fundit i kthehet në ar çdo gjë që ajo prek. Për shembull, në majë të sulmit, pavarësisht nga prania e Ibrahimoviçit, që kushtoi 87 milionë euro, qëndrojnë Messi dhe Iniesta, të cilët me sa duket do të jenë shoqëruesit e suedezit në këtë supersfidë. Të dy këta të fundit nuk i kanë kushtuar asnjë dollar Barcelonës, për shkak se janë rritur e bërë kaq të mëdhenj aty. Por, nëse Laporta do t’i kishte nxjerrë në shitje dy lojtarët në fjalë, do të kishin rezultuar edhe ata milionerë, sa Kaka, K.Ronaldo etj. Shumë larg nga kjo shifër është “tridenti” i formuar nga Cristriano, Kaka, Benzema, pasi ish-lojtari i Mançesterit kushtoi 96 milionë euro, të cilave, po t’u shtohen edhe numrat 65 dhe 35, që u korespondojnë brazilianit dhe francezit, bëjnë 196 milion euro në një zonë të vetme të fushës, e cila është e arritshme vetëm nga Florentino Perezi i Real Madridit. ثshtë e vërtetë se paratë nuk garantojnë gjithcka në futboll, siç e tregoi edhe Kupa e Mbretit, ku Alcorcَn e kategorisë së tretë spanjolle eliminoi galaktikët e mëdhenj. Sidoqoftë, të gjitha këto miliona të shpenzuara, është e sigurtë se të dielën do të përkthehen në miliona njerëz, që do ta mbajnë frymën për 90 minuta në televizion, për nëntëdhjetë minuta, sepse futbolli botëror do të eklipsohet nga ajo që do të luhet në “Camp Nou”. Më shumë se 98.000 spektatorë do ta mbushin këtë arenë toreadorësh, të cilët do të kontrollohen nga mbi 1.120 oficerë të sigurisë, përfshirë edhe forcat e policisë private, të angazhuara nga Barcelona. Dhe, sigurisht, epoka e telekomunikacionit do të korrespondojë me një mbulim të pashoq televiziv.
Për gjithë stadiumin do të vendosen 60 kamera televizioni, ndërsa 150 profesionistë do të punojnë për të ofruar në mënyrën më të përsosur katër njësitë e tyre lëvizëse. Ndeshja do të transmetohet edhe nga 51 kinema, në 22 qytete spanjolle. Sepse, të dielën do të përballen dy skuadra, pagat e të cilave, së bashku, arrijnë në 947 milionë euro. Asnjëherë më parë nuk ishte përftuar nga dy klubet në fjalë një figurë e ngjashme. Një faktor më shumë, për ta kthyer këtë ndeshje, në qendrën e rruzullit tokësor futbollistik.