A eshte e mundur qe nje peme te fotografoje? Nese studiuesit e kane te veshtire te japin pergjigje, nje person tejet i vecante ne pasionin e tij, ka arritur te binde cdokend se nje gje e tille eshte e mundur.
Muhamet Trepci nuk eshte fotograf, po keshtu nuk ka studio te tijen fotografike, por mund te thuash se ka koleksionin me te habitshem te fotove ne qarkullim. “Historia e figurave nis ne vitin 1998. Gjithcka ka qene rastesi. Figura e pare qe eshte gjetur ka qene ajo e nje zogu dhe me pas jane gjetur edhe figura te tjera”, thote ai.
Aparati fotografik i Muhametit eshte nje sharre elektrike. Me kete “aparat” aspak komod, shkodrani i apasionuar, zbulon forma dhe trajta konfiguracione qe krijohen nga natyra brenda trungjeve te pemeve. “Pas gjetjes se figurave te para, prerjet e tjera jane bere me shume kujdes. Me pas vendosa qe te mos ia le me ne dore prerjet marangozeve, por t’i pres vete”, pohon Muhameti.
Tashme koleksioni i fotove te gjetura ne pemen e ullirit eshte shtuar. Gjetja e nje zogu ne fillim, trupi i nje vajze me pas, kane bere qe Muhameti te jete gjithmone ne kerkim te figurave. “Me kalimin e kohes kjo pune eshte kthyer ne pasion. Ulliri eshte druri me i shenjte dhe me i lashte dhe si i tille, pse jo mund te fotografoje edhe momente te vecanta. Figurat i ndaj ne dy kategori. Ne te verteta, ku pamjet nuk lene vend per interpretim si dhe provokative, ku gjithesecili mund te beje interpretimin e tij.
“Figura e fundit qe kam gjetur eshte nje zvarranik”, thekson artisti. Fotot e gjetura nga Muhameti, nuk kane kaluar pa terhequr edhe vemendjen e njerezve te thjeshte por edhe te specialisteve te artit. Zef Paci, pedagog i Historise se Artit ne Akademine e Arteve, thote se kemi te bejme me nje dukuri te rralle artistike.
•tch•