![inter-milan-1100x620.jpg inter-milan-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/252/252829-627b2888523f8878060b20ecd3a305f2.jpg)
Për të mësuar 3 skuadrat që do të ndjekin Interin sezonin e ardhshëm në Champions League nga Serie A duhet të presim të paktën edhe një javë.
Atalanta, Milani dhe Juventusi kanë marrë pikët e plota në ndeshjet e tyre të kësaj mesjave duke bërë që asgjë të mos jetë e sigurt për pozicionin e tyre në renditje.
Milani i Piolit u tregua i pamëshirshëm ndaj Torinos, duke fituar në fushën e kësaj të fundit 0-7. Kuqezinjtë nuk shënonin 6 apo më shumë gola në transfertë që prej majit të vitit 2001, atëherë kur mundën Interin 0-6.
Juventusi mposhti 1-3 Sassuolon, ndërsa Atalanta fitoi 2-0 ndaj Beneventos. Kampionët e shpallur tashmë të Serie A, Interi, fitoi 3-1 ndaj Romës.
A2news.com