*ena*
*Yll Bote*
Michelangelo Buonarroti , lindi më 6 mars 1475 në Caprese (në Casentino – Arnotal i epërm, veriore nga Arezzo), Toskana; vdiq më 18 shkurt 1564 në Romë. Ka qenë një piktor, skulptor, arkitekt dhe poet italian. Michelangelo (Emri i plotë: Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni) është një nga artistët më të njohur të të gjithë kohërave dhe përfaqësuesi më i rëndësishëm i rilindjes së lartë italiane.
Ai ishte skulptor, piktor dhe arkitekt por edhe shkrimtar: në të vërtetë shkroi poezi në copa të thjeshta letrash. Qëllimi i veprimtarisë së tij ishte një kërkim i pandërprerë i bukurisë ideale. Ai ishte gjithashtu edhe një artist gjenial i palodhur dhe sigurisht një nga paraluftëtarët (protagonistët) e historisë së artit perëndimor të kohës së tij.