Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
ShumëMe duaj sa te duash ti
Paska shtrydhur muzen e vet o gruNE TE DY
ti dhe unë
fëmijë të një ëndrre
që nuk do të shihet përsëri
sa herë që njëri vdiq për tjetrin
jetuam më shumë
unë dhe ti...
ti dhe unë
për të tjerët gjithnjë “ata të dy”
mbi ujëra të rrëmbyera ecëm,
por në qiej të pastër lamë gjurmë
pastaj u mbytëm te njëri tjetri
unë dhe ti…
ti lind tek unë
sa herë që unë vdes
largohem nga shpirti yt dhe kthehem pas
por duhet të trokas
edhe në shpirtin tim të mbyllur
dhe derën ma hap përsëri ti
ne të dy…
ti vdes tek unë çdo ditë pa dashjen time
por sa e bukur qënka kjo vdekje e pafund
jam mësuar t’u buzëqesh të vdekurve
kur janë plot jetë
si unë dhe ti
secili i vetëm në udhën e vet
lë gjurmë për të dy…
(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)
©artangjyzelhasani
Burr a e ka shkruar mire,@NjeZePraneJush .
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.