Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
martesaaa.jpg


Historikisht, në shumë kultura, gratë e martuara kishin më pak të drejta, sepse konsideroheshin ashtu si edhe fëmijët që vijnë nga martesa, pronë e bashkëshortit.

Për këtë arsye shekuj më parë femrat dhe fëmijët, nuk mund të zotëronin prona apo të kishin zotësi juridike. Shumë kohë më vonë, në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, që prej shekullit të 19 deri më sot, martesa ka kaluar në disa ndryshime graduale, që u kanë siguruar grave më shumë të drejta. Këtu përfshihen e drejta e një identiteti ligjor më vete, e drejta e zotërimit të një prone, liberalizimi i ligjit të divorcit, dhënia e konsensusit nga ana e grave për të kryer marrëdhënie seksuale dhe shfuqizimi i të drejtës së burrave për të disiplinuar fizikisht gratë. Me kalimin e kohës, mosha e martesës u rrit, martesat e detyruara u pakësuan dhe u përhapën sjellje si seksi paramartesor ose jashtëmartesor.

Gruaja është parë në lashtësi si një vlerë e lartë, e cila kërkon përkujdesje të veçantë. Komunitetet nomade të hershme në lindjen e mesme praktikonin një formë të martesës të quajtur beena, në të cilën gruaja duhej të kishte një tendë të sajën, ku ajo ishte tërësisht e pavarur nga bashkëshorti i saj.

Më vonë Bibla specifikon se gruaja duhet të jetonte në një dhomë brenda shtëpisë së burrit, zonë ku ajo ishte e pavarur dhe ku burrat nuk lejohej të hynin. Në rastin e burrave të pasur, Bibla përshkruan se gruas i jepej një shtëpi më vete nga ana e burrit.

Po i njëjti burim, tregon se gratë nuk ishin plotësisht të lira, pasi ato kishin detyrimin e bërjes së punëve të shtëpisë si qepja e rrobave, pjekja e bukës, kujdesi ndaj kafshëve, endja dhe tjerrja. Po ashtu edhe burri kishte si detyrim të siguronte ushqim, veshje dhe aktivitet seksual ndaj një ose më shumë grave që kishte përzgjedhur.

Si shoqëri poligamie, izraelitët nuk kishin asnjë ligj që ndalonte tradhtinë e burrave të martuar. Megjithatë ndalohej marrëdhënia me gra të martuara, gjë që dënohej me vdekje. Nëse një grua shtatzënë dyshohej se kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore, atëherë ajo i nënshtrohej një gjyqi nga i cili shumica dilnin fajtore.

Para Zotit apo përpara ligjit?

Në Greqinë e lashtë, nuk kërkohej asnjë ceremoni e veçantë për krijimin e një martese, vetëm marrëveshje e përbashkët dhe fakti që bashkëshortët duhej t’i drejtoheshin njëri-tjetrit si burrë e grua. Zakonisht burrat martoheshin në të njëzetat e tyre, ndërsa femrat shumë më herët. Koha ishte një faktor i rëndësishëm për grekët, të cilët besonin se martesat gjatë dimrit dhe gjatë hënës së plotë sillnin fat të mirë.

Te romakët kishte disa lloje martesash, që nga ato ku gruaja humbte çdo të drejtë nga familja e babait, deri tek ato ku gruaja ishte nën pronësinë e të atit të burrit.

Te fiset gjermane, nusja dhe dhëndri ishin zakonisht në të njëjtën moshë dhe martesat bëheshin në një stad më të pjekur sesa te romakët. Nga ana e tij, Aristoteli caktonte si ideale për të filluar martesën moshën 37 vjeç te meshkujt dhe 18 vjeçe për femrat.

Perëndimi dhe martesat

Në periudhën e hershme të krishterimit, martesa konsiderohej një bashkim privat, që s’kërkonte asnjë formë fetare apo ceremoni. Megjithatë, peshkopi Ignatius i shkruante një peshkopi tjetër rreth vitit 101, duke ngritur teorinë se burrat dhe gratë që martohen duhet ta paraqesin dëshirën e tyre përpara kishës sipas dëshirës së Zotit dhe jo sipas iluzioneve të tyre.

Në shekullin 12, gratë ishin të detyruara të merrnin mbiemrin e burrave të tyre dhe duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit 16, filloi të kërkohej pëlqimi i prindërve së bashku me bekimin e kishës për t’u martuar sipas rregullave.

Me shumë pak përjashtime, deri në vitin 1545, martesat e krishtera në Europë bëheshin me pëlqimin e palëve, me qëllimin e përbashkët dhe sigurisht sillnin edhe pasoja fizike. Mjaftonte që partnerët t`i premtonin njëri-tjetrit për martesë pa qenë nevoja e dëshmitarëve apo priftërinjve.

Kisha në Mesjetë kishte funksionin e thjeshtë të regjistrimit të martesave dhe kjo nuk ishte e detyrueshme. Si pjesë e reformave protestante, roli i regjistrimit dhe rregullimit të martesave i kaloi shtetit sipas pikëpamjeve të Martin Luterit që e shihte martesën si diçka që duhej shpallur botërisht.

Në shekullin e 17, shumë nga vendet protestante europiane përfshinë shtetin në martesë. Në Angli, nën drejtimin e Kishës Anglikane martesa filloi të kërkojë procedura të veçanta, përfshirë këtu edhe një ceremoni fetare me praninë e dëshmitarëve.

Sipas kundër-reformacionit, në vitin 1563 Këshilli i Trentos vendosi se martesat katolike duhej të njiheshin vetëm nëse ceremonia bëhej nën praninë e një prifti dhe dy dëshmitarëve.

Në Angli dhe Uells, që prej vitit 1837, martesat civile janë njohur si një alternativë ligjore e martesave të bëra nga kisha, ndërsa në Gjermani, martesat civile u njohën në vitin 1875.

Sot, institucioni i martesës po has në një tjetër problematikë: martesat e të njëjtit seks. A duhen lejuar ato apo janë të papranueshme? Historia tregon se ndër llojet e pasura të martesave, që nga monogamia, poligamia deri te poliandria, poligjinia, kanë ekzistuar kohë më parë edhe martesat e sekseve të njëjta. Përplasja e mendimeve në shekullin e 21 është një debat i rikthyer, që vjen nga lashtësia…

/ Top Channel/
 
Titulli: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

shkrime shume interesant,nganjehere ne qofte se hedhim pak me thelle hapat e leximimit ne te kaluaren tone,me aq sa ne kan lene e ven ne dizpozicion per te lexuar te paret tane te shoqeris njerzore,do kuptojm,se ciklet jetsore jan nje fare perseritje me forma te ndryshme,por ajo qe ngelet e pandryshueshme per shekuj ne te kaluaren,eshte dominimi i gjinis mashkullore ndaj asaj,femrore,dhe si gjithmon,kisha here pas here ka ven doren e saj fuqishem ne krodinimin e ketyre relatave.
Duke qeras femren me nje karamele,qe brenda saj,jo rralle ka pas helmin per ta nenshtuar ate butesisht.( gje e cila po te shkosh ne lashtesin njerzore,dhe pse form jetes me instiktive ,por shofin nje barazi natyrale mes gjinive)
Tashme shekulli jon eshte nje shekull me i hapur me i barabart mes gjinive,urojme qe gjerat te ballancohen ne formen e duhur ku asnjera pale te mos viktimizohet apo abuzohet.
Sa per martesen,ajo ligjore kushtetuse dhe eshte mese e mjaftueshme,kushtetuta e te drejteave te njeriut,dhe konventa e saj,duhet t e jete e vetmja qe duhet te njohi respektim nga shoqeria njerzore mbare.
 
Titulli: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Ajo para zotit lihet nen meshiren e qejfeve, tekeve dhe moskokeqarjes.

Kjo para ligjit jo se te ndalon te besh qejfe, teke dhe moskokqarje por se paku implikohesh ne obligime ligjore te cilat edhe duhet zbatuar.
 
Titulli: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

martesa para Zotit eshte shum me e obligueshme dhe me fryt dhenese se para "ligjit" te njeriut i cilli mund te thehet shum lirshem sepse ligjin e njeriut mundet edhe ta ndryshoj gjithkushi si te doje.
martesa para Zotit apo me rregulla te Zotit te qet shum obligime dhe qe duhesh permbajtur ne fillim te marteses gjat marteses dhe ne rast qe dikush deshiron te ndahet at'here ka shum obligime sidomos nket rast burri ndaj gruas ka shum obligime keshtu qe ne nje far menyre eshte me i favorshum per femren.
 
Titulli: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Njeriun e mire nuk e ben as Zoti as ligji, e ben mendja e zemra!
 
Titulli: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Nqs do duhej per te zgjedhur, normal qe ate ligjore do ishte zgjedhja.
POr te dyja per ato qe e praktikojne fene sdo ishte keq. NOrmal zbaton detyrimet ligjore por ka raste kur feja ka dhe detyrimet e saj te cilat sbien ndesh me ligjin,pasi jo vetem e perfshijne ate por ka dhe ca detyra me shume se ligji ndoshta. Mgjth me e rendesishme eshte njohja dhe zbatimi i detyrave nga te dy bashkeshortet sesa institucializimi i tyre. Une per vete i kam bere te dyja, dhe celibrimin nbashki por dhe Nikahun, (martesa para ZOtit si me thene). Madje madje duke e njoh mire fene, me ka dhene sh avantazh mua si femer, sa her qe burri me kerkon me i dhene rrogen une i them: Ne fe rroga e gruas eshte e saj, e rroga jote e te dyve, :p, hihi, kam me shume une kursime sesa ai :p,,, ose nqs me thote pse smi ke qep corapert psh??? Une i them: Mund ti qepesh vete, se kam per detyre, se dhe profeti vete i qepte rrobat, Lol( keto shembujt ishin shaka, por ne thelb jan te verteta kshuqe mund ti praktikoni po deshet ,:))
 
Besoj para asnjerit pervec se atij/asaj qe e ke perballe.
 
Me ndegjoni mu. Bejeni para ligjit se me mire ju del gjitha paleve.
 
Dikush martesen e bene edhe para Zotit edhe para ligjit. Dhe ka raste qe as-as, seshte e drejte kjo bote🧐

Mundoheni ta kenaqeni Zotin siç e ka bere ligje te jetohet me fene e Tij, e do te jeni te lumtur. Se sistemet me njerezit mendje shkurter do ikin me kalimin e kohes dhe prap do te mbetet ligji i vetem i Zotit si per martesen dhe si per cdo gje tjeter ne kete bote.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top