Kuotat, universitet 22 mije pranime ne vitin e ri akademik

*deliza*

VIP
V.I.P
Kuotat, universitet 22 mije pranime ne vitin e ri akademik

Rreth 22 mije studente, do te ulen per here te pare kete vit te ri akademik ne auditoret e universiteteve. Ne baze te propozimeve te bera nga vete universitetet, pritet qe me shume se 22 mije maturante te kene te drejten te ndjekin nje universitet. Nderkohe qe fjalen e fundit te kuotave ta thote Keshilli i Ministrave, i cili vendos perfundimisht numrin dhe pagesat per cdo fakultet. Ashtu si dhe vitet e shkuara, numrin me te madh te pranimeve, do ta kete Universiteti i Tiranes, qe ka propozuar per te tete fakultetet e tij perberese, rreth 7.200 kuota pranimi per sistemin me kohe te plote. Njekohesisht ky institucion llogaritet te jete nje nder me te preferuarit jo vetem nga maturantet ne kryeqytet, por pasivisht edhe nga ata te rretheve. Gjithashtu nje numer te larte kuotash pranimi do te ofrojne edhe universitetet e tjera, si ai Politeknik, Bujqesor dhe homologet ne rrethe. Akademite sportive apo artistike per vitin e ardhshem do te ofrojne nje numer te kufizuar pranimesh, pothuajse ne te njejtat nivele si dhe vitet e shkuara, kjo per shkak dhe te ambienteve dhe bazes didaktike, e cila nuk lejon rritje te metejshme te kuotave. Pas percaktimit te nje sere programesh te reja, qe do te celen per here te pare gjate 2009-2010-s, numri i programeve te studimeve qe do te ofrojne universitetet publike, arrijne ne 215 lloje te ndryshme. Shperndarja e tyre ndryshon ne baze te vendndodhjes se fakultetit. Nje sere ndryshimesh jane bere edhe per programet e studimit ne Akademine e Arteve, ku disa dege, per te cilat konkursi zhvillohej ndaras, tashme do te zhvillohet ne nje te vetem. Per shkak te cilesise se dobet te realizuar gjate viteve te shkuara, per konkursin e ketij viti eshte menduar qe te shkrihen ne nje testim te vetem konkurset e Kompozicionit, Muzikologjise dhe Dirigjimit.



Raundet

Percaktimi i kandidateve fitues sipas kuotave te miratuara do te kaloje ne disa raunde. Sipas parashikimeve te bera nga specialistet, pranimet do te realizohen ne 3 faza te caktuara. Ne fazen e pare, do te jene fituesit qe do te shpallen ne fillim te muajit shator, te cilet do te listohen sipas rendit zbrites te pikeve te arritura, per cdo dege studimi.

kohajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top