Love
βeℓℓe â๓e
“Të jem e sinqertë më duhet të them se unë akoma lexojë përalla dhe i preferojë ato më shumë se gjithcka.’’
................................. -Audry Hepburn.
Mu desh të rritesha shumë herët. Nuk kisha asnjë zgjedhje atëherë. Rrethanat kerkonin që unë të rritesha në ritme të shpejta. E kështu e humba fëmijërinë time. Por sot kam një zgjedhje tjetër. Kam mundesinë për ta përqafuar fëmijën brenda meje dhe të jetoj me magjinë.
A nuk është perceptimi i një 4 vjecari më i miri?
· Ata i besojnë magjisë, imagjinatës dhe përallave.
· Nuk merziten kurrë. Argetohen kurdo dhe kudo!
· Nuk duan t’ia dinë për parat, teknologjinë, produktet materiale, sepse një liber për të ngjyrosur dhe nje kuti me ngjyra është parajsa për ta.
· Nuk e ruajnë dhimbjen, dhe nuk do më shumë se 1 min ti rikthehen jetës argëtuese edhe pse mund të jenë vrarë pak.
· Janë gjithnjë të emocinuar dhe të hapur ndaj aventurave të reja.
· Jane gjithnje pozitiv dhe te lumtur. Nuk kane nevoje per arsye ashtu jane.
Une kam zgjedhur të jem një 4 vjecare për gjithë jetën time. Po! Edhe kur të shkojë 80 vjec dhe të kem nipëra dhe mbesa në shtepinë time unë do të luaj akoma, do të dashurojë, do të shijoj cdo moment dhe do të besojë në magji dhe në mrekullitë që më rrethojnë.
Por kjo nuk do të thotë se po i shmangem pergjegjësisë, por vetëm se dua ta bëj me argëtim, lojëra, habi, lumturi, naivitet dhe gëzim. Nuk dua ti humbas kurrë këto ndenja. Vetja ime 4 vjeçare nuk do të humbasë gjë dhe vërtet qe mund te kënaqet vetëm me një akullore, apo çokollata dhe disa përqafime të ngrohta.
A nuk janë këto gjërat më të bukura të jetës?
Ka një afirmim të heshtur që do dëshiroja ta ndaja me ju, që unë e përdor kur kam ditë të vështira për të rigjetur fëmijën brenda vetes.
“ Une i mbyll sytë dhe shtrihem qetësisht për të shijuar dritën. Marr frymë lehtë dhe qetësohem se e di që gjithcka do të shkojë mirë. Une e njoh se kam krijuar një sëmundje në trupin tim dhe kjo është mbajtja e inatit dhe dhimbjes dhe kjo shkakton dështim në purifikimin e trupit dhe shpirtit por falja është zgjidhja. Largojë gjithë dhimbjen tani dhe dua që të lejoj që fëmija brenda vetes time të mos humbasë.”
Përshtatur nga: Megi Xharo
The Choice of Embracing the Child In