Sfide e hapur ne Port Elisabeth, me Hollanden qe shpreson ne mrekullite e Robben dhe Shnajder per te arritur ne gjysem finale, nderkohe qe Dunga duhet te ri-formatoje mesfushen braziliane duke pritur Kaka-ne.
Nese dikush kujton gjysem finalen e France 98 mes Hollandes dhe Brazilit kujton nje ndeshje emocionuese, te pasur me raste dhe me lojera te bukura:
‘Futbolli total’ hollandez kunder ‘futbollit te sambes’ brazilian:
Hollanda dhe Brazili kane lene kujtimet e se shkuares dhe jane kthyer te dyja ne dy skuadra praktike, qe mendojne me shume per rezultatin se sa per stilin e lojes. Kane arritur ne perballjen direkte te gjysemfinales duke pesuar vetem 2 gola ne 4 takime (dhe Tulipanet kane pesuar gol veten nga dy goditje penalltish) dhe duke mos lene ndonje shenje persa i perket lojes ofensive, ose duke shkelqyer vetem here pas here, fale aksioneve personale te talenteve qe kane ne perberje te ekipeve te tyre.
Ajo qe ka mbetur nga perballja e vitit 1998 eshte vetem ekulibri i ketyre dy skuadrave. Dymbedhjete vjet me pare brazilianet fituan me penallti, fale dy pritjeve te bukura nga Taffarel, dhe ne Afriken e Jugut nuk eshte e lehte te japesh nje parashikim te sakte. Brazili duket paksa me shume favorit fale mbrojtjes solide, por Hollanda frikeson, sidomos pas rekuperimit te plote te Robben.
Nderkaq, Selecaos i duhet te luaje me disa dyshime te lidhura me formacionin: do te mungoje Ramires qe u pa te shkelqeje kunder Kilit pasi eshte i skualifikuar, Elano nuk eshte rekuperuar nga problemi me kaviljen, si edhe Felipe Melo veshtire se do te jete ne fushe. Keto defekte do te detyrojne Dungen te riformatoje mesfushen e tij, me konfirmimin e Dani Alves si mesfushor i djathte dhe me aktivizimin e njerit prej Kleberson apo Josue qe do te formojne digen mediane perkrah Gilberto Silvas.
Megjithate Brazili eshte ne permiresim te kondicionit dhe pret akoma Kaka-ne e vertete. Nese numri 10 duhet te zgjohet prej verteti atehere Hollanda mund te kete probleme, edhe per arsyen se mbrotja portokalli deri me tani nuk eshte provuar asnjehere kunder skuadrave sulmuese, pa mohuar respektin per Danimarken, Japonine dhe Sllovakine. Brazili eshte komplet tjeter gje.
Vete Kaka ka nenvijezuar se si skuadra “po permiresohet nga ndeshja ne ndeshje, ashtu sic pritej”, nderkohe qe Juan ka indikuar menyren se si mund te bllokohen sulmuesit hollandeze:
“Nuk duhet te perqendrohemi vetem tek Robben, por tek te gjithe lojtaret e tyre, ashtu sic kemi bere kunder Bregut te Fildishte te Drogba dhe Portugalise se Cristiano Ronaldos”.
Ne kampin hollandez, pas perplasjes mes Van Persie dhe Shnajder, trajneri Van Marwijk ka siguruar se “ajo ceshtje eshte mbyllur” dhe qe skuadra do te jete “me e bashkuar se kurre kur te zbrese ne fushe kunder Brazilit”. Sulmuesi i Arsenali dhe mesfushori i Interit do te jete pra ne pozicionet e tyre ne formacionin titullar portokalli; te heqesh dore nga talenti i tyre do te thote gjysem vetevrasje.
Sidoqofte ne fushe do te kete shume talent, pavarasisht menyra me difensive e lojes qe kane praktikuar Hollanda dhe Brazili gjate ketij Boterori.
“Futbolli hollandez eshte i ngjashem me ate jug amerikan – ka theksuar Dunga – sepse bazohet ne cilesite teknike”.
Cerek finalja e pare e Afrikes se Jugut 2010 premton shkendija. Nuk do te jete e lehte te shohesh nje perballje te hapur si ajo e vitit 1998, por megjithate do te kete spektakel pasi ne fushe do te zbresin disa nga lojtaret me te forte ne bote.
Pavaresisht nga gjithcka, eshte ndeshja mes Hollandes dhe Brazilit....
infoal