Metamorphosis_Poet
Antarë i Respektuar
Nje kafe me Empatin/en
Hey si je?-te thote teksa takoheni
Mirë, si je ti?-pergjigjesh
Unë mire, ti çfare ke?-te pyet
Mundohesh te ruash qetesine e te kapesh me fort mbas asaj buzeqeshje qe perdor te fshehesh gjithcka
Mund te flasesh me mua-te thote pafajshem.
Acarohesh pak e kthen kohen pas nga ai moment deri te momenti i pare qe e takove. Mendon fort, por jo, ste vjen asgje ne mend se cfare mund te kesh thene per te marre mbrapsht ate pyetje.
Nuk flet.
E shikon si ndryshon mimiken, sikur pasqyron pikerisht ate gjendje qe ti do te fshehesh.
Pse me pyeti cfare kam-mendon-Besoja se mund ti mbaja disa gjera per vete. A me lexon ne mendje?
As ai/ajo nuk flet me. Duket mendueshem, sikur dicka po bluan brenda vetes. Sikur dicka mundohet te shtypi, te largoi nga ai moment. Dallon melankoline ne ata sy te zgjerohet.
Shume kohe, brenda pak castesh
Papritur ndihesh me mire, sikur ne njefare menyre e harrove cfare te shqetesonte. E kerkon dhe njehere thelle brenda vetes por nuk e gjen me. Ne fakt as nuk e mban mend cfare po kerkon, duket aq larg ne kohe dhe hapesire.
Asgje nuk kam-pergjigjesh-Ne fakt jam shume mire
Me behet qejfi-te pergjigjet embel
Qendroni goxha bashke, flisni per tema te ndryshme, me apo pa rendesi, derisa vjen koha te ndaheni
Ishte bukur-te thote buzeqeshur-Me behet qejfi qe te gjeta mire.
Gjithashtu-pergjigjesh-do shihemi serisht shume shpet.
---
Hey si je ? - e pyet teksa e takon
Mirë si je ti?-te pergjigjet
Sheh te kuqen e alarmit tek te ze syte. Boria buçet fort e ste le te organizosh me mendimet. Sheh prape ne heshtje si ajo gjendje qe e njeh aq mire te pushton. Zemra shton rrahjet si per te perballuar mbinxehjen qe po perjeton, duart përzëne lengun e kripur. Ke ftohte, jo nxehte, jo ftohte, jo nxehte.
Unë mirë,ti çfarë ke?-i thua me hezitim.
Nuk merr pergjigje.
Mund te flasesh me mua-i thua perseri.
Koha ndaloi serish. Ajo gjendje te roberoi perseri, e ske çben tjeter vecse ta perjetosh.
I thua vetes qe do kaloi, sic ka kaluar gjithmone.
Nuk ndihmon.
I perserit vetes qe sjane emocionet e tua, ti je shume mire.
Prape nuk ndihmon.
Ne fakt i thua sa per inerci se e di qe nuk ndihmojne, e di shume mire nga ato mijera here qe ke tentuar.
Racionaliteti ka marre arratine, je ne boten e emocioneve tashme.
E di cduhet te besh. Duhet ta kalosh tunelin e erret perseri. Prape vetem, prape në heshtje.
Fillon procesin qe aq mire e njeh.
Merr fryme thelle (7 sec). Gerric, Perplas, Bertet, Godet…Vuaj
Mbaj frymë (7 sec). E shkuar,e ardhme, gabime, gabime…Vuaj
Nxirr fryme (7 sec). Ske shqisa, sje ti, kush je, pse kshu…Vuaj
Mos merr fryme(7 sec). Do dalesh, sdo dalesh, ste pelqen, te pelqen…Vuaj
E procesi perseritet.
Sa here te jete e nevojshme, fundja koha ka ndaluar. Eshte i vetmi aleat qe ke ne kto raste.
Avash avash sheh te kuqen te zhduket, boria sbuçet me, rifiton shqisat, mendja hesht.
I gjithe sistemi kthehet ne normalitet.
Kaloi-mendon-Aq ishte.
Buzeqesh nga brenda.
Asgje nuk kam-te pergjigjet me ne fund-Ne fakt jam shume mire
Më behet qejfi-i thua i rraskapitur tek buzeqeshjen e brendshme mundohesh ta nxjerresh jashte.
Qendroni ca bashke.
Flisni.
Vjen momenti per tu larguar.
Ishte bukur-i thua, e ai region i trurit qe kontrollon sarkazmen e ironine qesh me te madhe-Me behet qejfi qe te gjeta mire.
Gjithashtu-thote embel-Do shihemi serisht shume shpejt. Te uroj nje dite te kendshme.
Patjeter-mendon.
Vec jo neser.
Neser me duhet te pushoj.