10 vendet me historine me te pasur arkitekturore.
Dhjet qytet me arkiteturen me te mire.
Arkitekture e mire eshte njekohesisht art i perkryer dhe teknologji e avancuar, funksionale dhe estetike. Pikerisht ketu po perpiqemi te reflektojme de te listojm dhjet vende me te tilla vlera, akoma me shume ne kete teme do te njofim vlerat kulturore te se tashmes ,se shkuares dhe se ardhmes per seicilin vend.
Zhvillimet me te rendesishme te arkitektures si: shpikja e kupoles, betoni dhe qiellgervishtesit nuk kane kerkuar vetem zhvillimin e teknologjis ndertimore por gjithashtu edhe sfiden e arkitekteve per krijimin e strukturave kreative dhe eficente njekohesisht.
Listohen me poshte vendet te cilat kane zhvilluar historikisht nje reputacion mbi historine e arkitektures.
Barcelona, Spanje
Cdo vizitor ne Barcelone nuk mund ti shpetoj punes spektakolare te Arkitektit Antoni Gaudi. Me ngjyrat e tij plot drite , mozaiket dhe frymezimin nga natyra Arkitektura Gaudiane ishte dramatikisht e ndryshme nga bashkekohesit e tij te tjere.
Arkitekti qe kapi me se miri konceptin fillestar te modernizmit, te reflektuar teresisht ne Spanje. ne Arkitekturen Gaudiane predominojne linjat e harkuara dinamike dhe organike mbi ato te drejta, dekore te renda, forma dhe asimetri gjithperfshirese, experimentimi me materialet e reja si hekuri, xhami i lyer dhe guri. Te tjeter arkitekt me influence ne Stilin Modern eshte Lluيs Domènech i Montaner dhe Josep Puig i Cadafalch.
La Sagrada Famيlia
Vepra madheshtore e Gaudit ende sot eshte e paperfunduar dhe ne ndertim e siper.
Park Güell
Ky park qendron siper qytetit , krijuar me nje seri trotuaresh dhe rrugesh harkore , me nje larmi mozaikesh prej guri. Mund te shijosh magjine e Barcelones ne cdo kohe te dites. Shembulli perfekt i stilit te "kaosit" Gaudian.
Shtepia Batllَ
Gaudi e rimodeloj kete banese private nga jasht brenda.
Nga catia e harkuar dhe dritaret e kurbeta godina mer emrin "Shtepia e Eshtrave",pasi dallohen me se miri strukturat e saj. Kjo ndertese nuk perbman linja te drejta , cdo dhome ka nje ngjyre dhe nje veshje me pllaka te mbrekullueshme.
Pekini, Kine
Ne Pekin zhvillimi i Lojrave Olimpike 2008 mori vemendjen e merituar duke treguar zhvillimin e madh te gjigandit Kinez. Kina edhe njehere tregoi se ka per ti ofruar botes akoma edhe me shume se kultura dhe arkitektura e saj e lashte . Keshtu bota pa si Kina ndertoi arkitekture te frymezuar nga perendimi, pertej arkitektures te vecant Kineze. Tani Pekini eshte shtepi e koleksioneve te arkitektures tradicionale dhe kontemporane njekohesisht.
Stili tradicional reflekton nje besim ne etiken e simetris. Keto ndertesa i japin rendesi detajeve dekorative , me struktura kryesisht te drunjta.
Ndertesat e ngritura per Lojrat Olimpike sfidojne totalisht stilin tradicional te Pekinit. Ndertesa moderne , asimetrike, struktura gjigande te cilat marin vemendjen e meritar nga syri i njeriut.
Muri i madh Kinez
me nje vjetersi afersisht 2000 vjecare, ndertuar gjat dinastive te ndryshme, me karakter fortifikues. Nje simbol i historise se pasur Kineze.
Qyteti i Ndaluar
Per shekuj te tere ka qene shtepi e Perandoreve dhe Qeveritareve Kinez. Sot nje nga pikat atraktive me te rendesishme ne te cilen njihesh me traditen, historine dhe kulturen e lasht Kineze.Cdo detaj ne kete ndertese reflekton rendesine e simbolikes se arkitektures Kineze
Televizioni Kombetar Kinez
Shembulli me i mire se asgje nuk eshte e parealizueshme.
Volume asimetrike qe ne pamje te pare duken te paqendrueshme, me nje lartesi prej 50 katesh, ndertesa shtang syrin njerezor.
Stadiumi Olimpik Kombetar "Foleja e Zogjve"
Vlera 423 milion $. Projekti u realizua nga Herzog & de Meuron ne prill te 2003 pas nje konkursi me 13 finalist. Teresisht me strukture metalike ne menyre qe te fshihej struktura gjigande e mbuleses ,objekti mori formen e nje foleje zogjsh . Artisti Kinez Ai Weiwei ishte konsulenti arktistik i projektit. Punimet filluan ne 24 Dhjetor 2003 , stadiumi u inaguruar ne 28 Korrik 2008.
Stambolli, Turqi
Stambolli ndodhet ne te dy kontinentet, ate Evropian dhe ate Aziatik . Pjesa me e madhe e banoreve praktikojn Fene Islame por qyteti ka edhe komunitete te forta Kristiane dhe Hebrenj.Stambolli njihet si nje qytet i shkrirjeve dhe bashkjetesave multikulturale.
Ka me shume se 2000 xhami, 100 kisha dhe 20 sinagoga. Ne epoka te ndryshme Stambolli ka sherbyer si kryeqytet i perandorive te ndryshme, Romake, Bizantine, Latine dhe Otomane. Cdo periudhe ka ndertuar nje arkitekture te vecant ne kete qytet ,pjesa dermuese e te cilave ruhet me se miri edhe ne ditet e sotme.
Romaket dhe Greket e antikitetit lane akuaduktet (ujesjellesit) e tyre dhe Murin e Konstandinit. Bizantinet lan kishat e tyre me qemer e harqe. Perandoria Otomane la keshtjellat, pallatet dhe xhamite. Baroku Evropian ,Stili Art Nouveau injektuan nje fryme qe ndiqte me shume eklekticizmin e peisazhit te Stambollit.
Shen Sofia
Ky museum , fillimisht kishe e me pas xhami njifet per kupolen e tij unike. Kjo kupole mahnitese ishte gjetje a Arkitektures Bizantine.
Xhamia Blu
Gjashte minare mbi qiellin e Stambollit e bejne lehtesisht te dallueshme Xhamin Blu. Duke e vizituar mund te gjesh hapesira te mbulura me kupola ne nivele te ndryshme. Ne Brendesi muret jane te veshura me me shume se 20.000 pllaka blu qeramike te prodhuara me dore. Xhamija mund te mbaje nje kapacitet prej 10.000 njerezish
Kolona e Konstandinit
Kur Konstandini i Madh e shpalli Stambollin Kryeqytet te Perandorise Romake ne vitin 330, ndertoi kete kolone memoriale. Gjatesia origjinale ishte 50 meter dhe mbante siper nje statuj te Konstandinit te veshur si perendia Apollon ,flitet se permbante nje seri te shumte relikesh Kristiane. Fatkeqsi natyrore ne shekuj dhe nje zjarr masiv ne 1779 kane demtuar kete veper. Sot kolona qendron 35 meter e larte dhe eshte nje simbol i Perandorise Romake ne Stamboll.
Cikago, USA
Ndryshe nga vendet e tjera ne kete list ,Cikago nuk eshte nje qytet me nje stabilitet te hershem ne historine e arkitektures. Zjarri i madh i Cikagos ne 1871 shkaterroi pjesen me te madhe te ndertesave dhe Cikago qe eshte sot, eshte ndertuar teresisht pas kesaj fatkeqsie. Ky qytet hyn ne list pasi qiellgervishtesi ka "lindur" ketu.
Arkitekti William Le Baron Jenney njifet si projektuesi i qiellgervishtesit te pare ,
, nje godine 10-kateshe e cila qendron ne qender Cikagos. Ndryshe nga ndertesat e saj bashkekohore ,te ndertuara me murature guri apo tulle kjo ndertese u ngrit me konstruksion metalik. E ashtequajtura "Konstruksion Skelet" ishte nje sistem traresh dhe kolonash metalike te cilat lejonin zhvillimin e hapesirave te bollshme, ashensoreve ,ngrohjes qendrore e impiantistikes.
Ne keto gjurme u riten parimet dhe shkollat e reja te arkitektures si Louis Sullivan apo Frank Lloyd Wright, dy emra te cilet i dhan Cikagos emrin e famshem ne arkitekturen boterore.
Kulla Willis
Kulla Willis dominon qiellin e Cikagos si ndertesa me e larte dhe me e ikonizuar . Sears, Roebuck & Co., financuan ndertimin e qiellgervishtesit per te strehuar punonjesit e saj.
kati i 103-te i kesaj kulle eshte nje destinacion popullor per turistet. parvazi i ketij kati ne fakt eshte nje kuti xhami afersisht 4.5 feet me qellim qe vizitoret te admirojne 1353 feet lartesi panoramike.
Banesa dhe studioja e Frank Lloyd Wright
Frank Lloyd Wright revolucionoi artin dhe arkitekturen e shekullit te XX.
Me stilin e tij Prerie dizenjoi dhe projektoi 125 struktura, duke perfshir mjaft ndertesa te njohura si: shtepia Robie ,ndertesa Larkin dhe Unity Temple ( kishe ne Ilinois), etj .
Cloud Gate
Nje prej atraksioneve me popullore per vendasit dhe turistet ne Cikago eshte Cloud Gate e cila reflekton 80% te hapesires qiellore te qytetit. Kjo skulpture interaktive eshte nje strukture gjigande me formen e nje bulbi e cila funksionon si nje pasqyre.
Spektatoret mund te shofin imazhin e tyre te shformuar e te cregullt duke hecur reth vepres se artit ose posht saj ne nje apesire harkore afersisht 10 meter. Koha me e mire per ta vizituar eshte darka pasi ne ate kohe reflektohet ndricimi i qiellgervishtesve te Cikagos.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Ndersa Cikago i dha jete qiellgervishtesve Dubai ka qene qyteti i perfeksionit te shkencave te ndertimtarise dhe arkitektures ne vitet e fundit, duke reflektuar me ekstravagancen maramendese te ndertesave.
Ekonomia e Dubait fillimisht u ngrit mbi "arin e zi" dhe vazhdon te bazohet mbi kete "Xhevahir". Pikerisht ky zhvillim i madh ekonomik kerkon te reflektohet me arkitekturen dhe ndertimin modern te diteve te sotme.
Dubai sot gezon ekspoziten me kontemporane te arkitektures boterore.
Rreth 15 deri 25% e vincave te botes jane te impenjuar ne Dubai.
Burj Al Arab
Ky luxury hotel eshte i vetmi i vetquajtur me 7 yje ne bote, arkitektura e jashtme perfaqson zhvillimin dhe transformimin e Dubait.
Hoteli pozicionohet ne nje ishull artificial me nje distance prej 280 meter nga bregu dhe lidhet me token nepermjet nje ure. Per antaret e FORUMIT VIRTUAL cmimet fillojne nga 2000$ per nate deri ne 28.000 $..
Burj Khalifa
Ky qiellgervishtes eshte me i larti i ndertuar nga dora e njeriut deri ne ditet e sotme. Me nje kosto 150 BILION $ ka ne perberje 160 kate dhe nje lartesi prej 828 meter.
Zoteron 52 kate me shume se Kulla Willis ne Cikago dhe 320 meter me e larte se "Taipei 101" ne Taivan, e cila proklamohej para kesaj si ndertesa me e lart ne bote.
Burj Khalifa gjithashtu krenohet me xhamin me te larte ne bote dhe me pishinen ne lartesine me te madhe ne bote .
Bota
Ky arqipelag artificial prej 300 ishujsh eshte ndertuar duke perdorur reren e fundit te detit ne strukturen e tij. Uji i pijshem , sherbimet dhe energjia elektrike jane ndertuar si infrastruktura nendetare.
Ishujt jane projektuar ne formen e hartes se botes dhe mund te duken nga hapesira qiellore.
Nese keni mundesi mund te bleni nje ishull duke filluar nga 15 milion deri ne 50 milion $. Mund te keni komshi Schumacer apo VIP te artit e sportit boteror.
Sugjeroj ndonje antare forumi qe do te martohet...
Athina, Greqi
Athina eshte nje qytet per te apasionuarit e arkitektures dhe arkiologjis se lashtesise se hershme. Greket e lashte ishin politikan ,besimtar dhe demokrat te dalluar. Ata ndertuan shume monumente per te celebruar keto 3 veti te spikatura, te celebronin fitoret e tyre madheshtore ,te nderonin perendite e tyre dhe te kenaqnin egon e tyre.
Arkitektura greke njihet me tempujt dhe kolonat e tyre, me orderat Dorik, Jonik, Korintik te projektuar nga Greket e Lashte, duke provuar aftesi te rralla ne artin e arkitektures, te krahasueshme edhe ne ditet e sotme. Pershkrime te historise gdhenden ne madheshtine e veprave arkitekturore te lashtesise Greke.
Partenoni
Tempulli i Athinas Nike
Tempulli i Olimpit i Zeusit
Keta shembuj perfaqesojne lashtesin e ketij populli, madheshtin dhe historin e tij kulturore, artistike , politike dhe fetare.
Roma, Itali
Romaket krijuan nje alternim midis arkitektures Greke dhe Etruske duke zhvilluar nje stil praktik dhe kreativ arkitekture. Mund te gjesh ende shume prej ketij stili ne Rome.
Psh Romaket perdoren harqet, tullat dhe betonin per te ndertuar akuaduktet (ujsjellesit) ne qytet e tyre te mbidendura me popullate. Mund te vizitohen shume kupola te cilat arkitektet e qytetit i perdoren per te krijuar hapesira te brendshme pompoze dhe te fortifikuara.
Romaket i dhan revolucion fushes se ndertimit me perdorimin e betonit si material primar ne strukturat e godinave.
Panteoni
Koloseum
Akuaduktet
Kush eshte qyteti juaj i preferuar me arkitekture te pasur ?Cfare ndertesash apo vende kemi haruar jasht kesaj liste ? Ndani mendimin tuaj me komente ne kete teme.
P.S mu desh te hiqja disa foto,deri ne 20 te tillaishte e mundur. megjithate jan te postuara ne temen e 10 objekteve arkitekturore te botes