PiNkY
Anëtar i Nderuar
Për një shekull në Shqipëri kanë ekzistuar “اingitë” shqiptare, që ndryshe njihen edhe si geishat shqiptare. Me këtë emër u quajtën femrat më të bukura të Elbasanit që demostronin kostumin popullor të këtij qyteti, ndërsa hamamet ishin skenat orgjinale të çingijave. Nga viti 1840 deri në vitet 1940.
Etnologu Thanas Meksi, thotë se “Hamami i Shabanajve, në qendër të qytetit, mund të quhet si “ monument kulture i çingijeve”.
Hamamet ishin objekte kurimi dhe mesazhuese, por gjatë viteve 1840 -1940, ato u kthyen edhe në objekte argëtimi, duke ofruar femra të bukura të qytetit, për t’i shërbyer klientëve me këngë dhe me valle, të veshura me kostume të shtrenjta popullore të Elbasanit, por shpesh të dala edhe gjysmë lakuriq.
Shpesh në hamame shkonin burrat të cilët argëtoheshin me çingijet, kërcimet e tyre, veshjet e tyre të bukura, madje deri tek ledhatimet. “Elbasani kishte një grup çingijesh, vajza me të vërtetë të bukura, madje dhe konkurente me njëra-tjetrën. Në vitet në vijim, ato preferoheshin edhe në dasma, festa të ndryshme, dhe nuk gjykoheshin apo pengoheshin nga askush”, thotë Meksi.
Me kostumet e tyre popullore plot shkëlqim ato admiroheshin për nga mënyra se si kërcenin me veshjet e tyre aq të bukura. Të moshuarit vite më parë shpreheshin se bukuri si të kërcimeve të çingijeve zor se gjeje, thotë Meksi.
Por kjo bukuri i bënte këto femra që ta mbyllnin jetën e tyre beqare. “Ato nuk krijonin familje, jo se quheshin të përdala”, por gjatë kohës që kryenin aktivitetin e tyre, ato lidheshin në heshtje me një xhanan (të dashur), që nuk i lëshonte deri në vdekje, ashtu si Geishat, paçka se xhanami ishte i martuar. Ndërsa të tjerat rrinin pa martuar, ose martoheshin në një qytet tjetër apo jetonin me të ardhurat e punës së tyre.
اingitë i zbukuronte shumë edhe veshja e tyre popullore nga më të shtrenjtat, ato mbanin bizhuteri nga më të bukurat, ndërsa grimi bëhej me solucione të përziera me zhivë.
“اingija që të quhej si më e mira, duhej të realizonte kërcimin fantastik në tepsi, e cila vihej në mes të tavolinës, dhe në kulmin e haresë, ajo demostronte vallen. Karakteristikë e këtyre valleve ishte luajtja e belit, tregimi i pjesës së barkut jashtë dhe harkimet trupore në harmoni me një lëvizje elegante të këmbëve”, thotë Meksi për "Shqiptarja".
Meloditë e këngëve; “Ulu mal të dali hëna”, apo “Lujma lujma belin”, kanë bazë folklorike, këngë të cilat në vitin 1983 kanë marrë pjesë në festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, grupi i vajzave në Elbasan arriti të realizojë një pjesë të artit të të kërcyerit të çingijes në këtë festival”, përfundon Meksi.
Të harruara me kohën, çingitë nuk njihen nga të rinjtë e sotëm, e as që nuk e kuptojnë emrin që ato mbajnë, por vlerat e tyre nxjerrin në pah artin muzikor dhe koreografik të kohës. /albeu.com/