Titulli: Arome Profetike ne Tirane
Sinqerisht po te them, mos me humb kohe me fjale rreklamash fetare, per te cilet edhe po flasim ne kete teme.
Se c'thote feja, mos me thauj mua por ndonje tjetri.
Nuk e di se si do ta quash thirrjet per xhiad. Per nje bote te islamizuar me force = lufta fetare ne emer te Allahut. C'eshte ky Allah qe thote te vriten te gjithe ata qe nuk ju nenshtrohen, dhe nuk behen mysliman?
Do me pergjigjesh?
Ke koncept te gabuar per xhihadin
Këtu ke pergjigjen
ç’është xhihadi dhe pse Islami pati nevojë për të? Duhet bërë e qartë se feja Islame, që nga fillimi i saj hasi shumë probleme, dhe të gjitha grupet e tjera ishin bërë armiqtë e saj. ثshtë e zakonshme që kur vjen ndonjë profet apo pejgamber nga Zoti i Madhërishëm, ai krijon një grup njerëzish, që jobesimtarëve u duket, i drejtë, përparimtar dhe me vullnet shumë të fortë. Atëherë, grupe të tjera jobesimtarësh fillojnë ta shikojnë me lakmi dhe sigurisht që lind në zemrat e tyre njëfarë armiqësie ndaj grupit të profetit. Sidomos, dijetarë të feve të ndryshme dhe ata që ruajnë karriget e tyre, inatosen ashpër me të… dhe duke iu nënshtruar plotësisht nefsit që urdhëron për të keqen, bëjnë komplote për të krijuar sherr. Madje disa prej tyre e kuptojnë që ata kot po i sjellin dëm një robi zemërmirë të Zotit dhe kështu do të jenë nën zemërimin e Zotit, edhe veprat e tyre që bëjnë vazhdimisht kundër tij, i dëshmojnë qartë vetes gjendjen mëkatare të zemrës së tyre. Por, megjithëkëtë, zjarri i fortë i lakmisë i merr dhe i çon ata në poshtërsi të thella armiqësore. Pikërisht këto kanë qenë shkaqet edhe në kohën e Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s. të cilat jo vetëm që i ndaluan dijetarë të krishterë, hebrenj dhe idhujtarë të Mekës nga pranimi i së vërtetës, por i nxitën në armiqësi të thellë. Atëherë, ata mendonin të bënin çdo gjë për ta çrrënjosur Islamin nga faqja e dheut. Ngaqë në numër myslimanët ishin pak në fillim, andaj këto grupe kundërshtare, të cilat për shkak të mendjemadhësisë që u rrënjosej në zemrat e në trutë e tyre, gjithnjë i jepnin epërsi vetes qoftë në pasuri, qoftë në nder qoftë në numrin e tyre të bollshëm. Madje, filluan një armiqësi të hidhur kundër myslimanëve, domethënë es’ha-bëve të Profetit Muhammed s.a.v.s., pasi kundërshtarët mizorë nuk e donin që ky filiz i ri që ishte mbjellë nga qielli të rrënjosej. Ata u përpoqën deri në fund për t’i zhdukur myslimanët e drejtë, duke u bërë atyre tortura më të rënda, sepse kishin frikë se forcimi dhe përparimi i myslimanëve do t’ia ndillte vdekjen fesë e popullit të tyre. Për shkak të kësaj frike, ata i vranë barbarisht shumë myslimanë. Për një kohë shumë të gjatë që përfshihet gjatë trembëdhjetë viteve, robërit besnikë të Zotit dhe krenaria e njerëzimit, vazhduan të copëtoheshin pa mëshirë nga shpatat e jomyslimanëve. Pastaj edhe fëmijët e tyre jetimë, gratë e tyre të paafta e të shkreta vriteshin nëpër rrugicat e Mekës. Edhe atëherë urdhri i Zotit për ta, në mënyrë të prerë, ishte se nuk duhej t’i përgjigjeshin së keqes me të keqen. Kështu që, të nderurit e të devotshmit e Zotit e zbatuan porosinë e Tij fjalë për fjalë. Qoshet dhe skutat janë lyer me gjakun e tyre, por ata nuk e kundërshtuan. Ata u flijuan si kurban por nuk u ankuan. Profetin e shenjtë të Zotit, mbi të cilin shumë selame qofshin nga qielli e nga toka, shpesh e qëlluan me gurë dhe trupin e tij të bekuar e bënë gjak, por ai njeri, si një mal i së vërtetës dhe këmbënguljes, i priti zemërhapur të gjitha ato lëndime. Armiqtë ua shtonin vazhdimisht torturat, vetëm duke parë durimin dhe modestinë e tyre të pashembullt. Si të thuash, ata në të vërtetë i kishin bërë gjah myslimanët. Atëherë Zoti që nuk donte që armiqtë t’i kalonin të gjitha kufijtë e dhunës dhe as nuk mund t’i linte robërit e Tij të shtypur e të shkretë, nëpërmjet fjalëve të Tij të bekuara që janë në Kuranin e Madhërishëm, i njoftoi se Zoti e vrojtonte çdo gjë që u bëhej dhe tani u jep leje për t’iu përgjigjur sulmeve të armikut dhe se Ai është Zoti i Plotfuqishëm që nuk i lë mizorët pa marrë hakun.
Ky urdhër u quajt Xhihad. Fjalët origjinale të kësaj shpalljeje ende janë ruajtur në Kuranin e Madhërishëm, ku thuhet:
“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Në të vërtetë Allahu është i Fuqishëm që t’i ndihmojë ata, që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre padrejtësisht,” (El-Hexh 22:40-41)