Titulli: Krijimi I Njeriut Nga Një Qelizë
Aktiviteti i Planifikuar i Qelizave që i Japin Formë Trupit: Si Ndodh?
Tash grumbulli i qelizave është bërë një embrion. Sikur të mund t’i shikojmë qelizat gjatë kësaj periudhe, do të vërenim një aktivitet të madh. Qelizat të ngjajshme njëra me tjetrën ndahen dhe shumohen në kohë të caktuar dhe disa nga këto qeliza fillojnë të marrin strukturë tjetër nga qelizat e tjera. Ky proces nuk dallohet në fillim, mirëpo me çdo ditë që kalon, bëhet më e qartë se qëllimi i këtij aktiviteti është të vijnë në ekzistencë, shpejt dhe sipas një plani, funksionet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut. Të gjitha qelizat, shumë të ngjajshme me punëtorët e caktuar në një punë, shkojnë të punojnë në grupe. Më vonë, grupet e qelizave të cilat janë për të formuar organin e njejtë bashkohen njëra me tjetrën dhe formojnë një masë dhe përgatiten për të formuar organet. Si rezulatat i këtij aktiviteti intensiv, disa qeliza do të bëhen qeliza të eshtrave, ndërsa të tjerat do të bëhen qeliza të lëkurës dhe muskujve. 24
Qelizat e eshtrave mblidhen në vendet ku duhet të jenë eshtrat. Qelizat e muskujve grumbullohen në vendet ku duhet të jenë muskujt. Disa qeliza shkojnë edhe në vende më të thella dhe fillojnë të formojnë organet e brendshme. Disa formojnë trurin, disa sytë dhe të tjerat enët e gjakut. Me kohë, shtohen proceset e reja: p.sh. lëvizja e qelizave në vendet e tyre të caktuara dhe ndërtimi i disa organeve me vdekjen e programuar të qelizave të caktuara, etj. Shkurt, në rrjedhën e diferencimit, një strategji perfekte zbatohet ku qelizat kryejnë aktivitetin e tyre sipas një plani të qartë.
Në fazat e para të lindjes, qelizat kopjet e veta i bëjnë identike. Ky shumim sikur të mos kontrollohej, njeriu nuk do të formohej; mirëpo, një copë e madhe mishi e përbërë nga qelizat identike do të ishte rezultati. Por kjo nuk ndodh. Qelizat identike fillojnë të ndryshojnë (diferencohen). Si rezultat i këtij ndryshimi, eshtrat, muskujt e lëmuar, epiteliumi, mëlçia, mushkëritë, shkurt, të gjitha qelizat dhe indet e trupit formohen. Sigurisht se kjo është dituria dhe fuqia e pakrahasueshme e Zotit që sjell këto transformime të mrekullueshme në qeliza dhe bën që prezenca e këtyre elementeve të veçanta t’a bëjnë njeriun njeri.
Inspirimi se si duhet të bëhet kjo përgatitje ju është njoftuar në mënyrë të veçantë secilit grup të qelizave. Informata e shkruar në ADN-në e çdo qelizë është e njejtë. Mirëpo vetëm kur çdo grup i qelizave përdor këtë informatë në programin i cili është vendosur brenda kufijëve të instiktit të tyre, ato mund të formojnë ndërtime të posaçme të nevojshme për organet që të kryejnë funksionet e tyre. Përveç këtij diferencimi, ndarja konstante bën që numri i tyre të rritet. Ky organizim perfekt nuk bie kurrë në anarki. Për shkak të këtyre përgatitjeve të bëra për formimin e zemrës, syrit, trurit, krahut, këmbës dhe organeve të tjera, trupi ngadal merr formë. 25
Mirë pra, por kush iu jep urdhërin këtyre qelizave të cilat të gjitha dalin nga një esencë e vetme? Si munden qelizat, të cilat nuk kanë intelegjencë, dije apo ndjenja, të kuptojnë këtë urdhër dhe t’a zbatojnë atë?
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se plani që dikton diferencimin e qelizave dhe vendosjen e tyre në vendin e duhur në trup është i shkruar në ADN. Por kjo nxit një pyetje: Kush shkroi këtë plan madhështor aq perfekt në këtë bankë të dhënash mikroskopike të fshehur në bërthamën e qelizave?
Lart shofim disa nga llojet e qelizave të trupit. Në trup formohen përafërsisht 200 lloje të qelizave si rezultat i shumimit të qelizave që fillimisht janë identike. Përkundër faktit se informata e shkruar në ADN është e njejtë, secila qelizë përdor vetëm informatën që i duhet asaj. Nuk paraqitet asnjë hutim. Qelizat e eshtrave asnjëherë nuk përpiqen të formojnë një sy apo ndonjë organ tjetër; qelizat nervore nuk ndërhyjnë me qelizat e kuqe të gjakut. Secila e di shumë mirë ku dhe si do të funksionoj. ثshtë Zoti I Madhërishëm, Sunduesi i të gjithave, Ai që garanton këtë organizim pa të meta dhe i inspiron qelizat e trupit për atë çfarë duhet bërë.
Gjithashtu, kush bën që qelizat të lexojnë këtë plan të shkruar në ADN dhe t’a zbatojnë atë pa gabime? Si ndodh që miliona qeliza të ndryshme gjejnë informatën e përshtatshme për vetveten në një bankë të pafund informatash në ADN dhe ndryshojnë strukturën në bazë të saj?
P.sh. mendo për qelizat të cilat formojnë sytë: Si e dijnë ato se kur bebëza është formuar plotësisht? Si e dijnë ato si të ndërtojnë strukturën e retinës, muskujve të syrit, lentet dhe si ia japin atyre madhësine e duhur? Dhe si e dijnë ato se në cilën kohë duhet të ndalin këto procese?
Apo, si i dijnë qelizat që kurrë nuk i kanë parë mëlçinë, veshkët apo pankreasin tiparet e këtyre organeve dhe ndryshojnë strukturën e tyre në përputhje me këtë njohuri?
Gjithashtu, kur këto qeliza ndryshojnë strukturën e tyre në bazë të organeve të cilat do t’i formojnë, ato marrin në konsideratë shumë faktorë. P.sh. një qelizë e cila ndryshohet për t’u bërë qelizë e trurit duhet të kujdeset për sistemin nervor, ushqimin e trurit, furnizimin me oksigjen, nevojshmërinë e themelimit të lidhjeve në mes të të gjithë nervave të trupit, duhet të dallojë pjesët e trurit që shikojnë, dëgjojnë dhe ndiejnë. Qelizat e tjera marrin në konsideratë mundësin që truri mund të dëmtohet dhe e rrethojnë atë; ato i vlerësojnë faktorët negativ që mund të ndodhin gjatë procesit të lindjes kështu që formojnë strukturën në funksion të këtyrë faktorëve. E gjithë kjo duket shumë mirë, por si munden qelizat të paraqesin “parashikim” të tillë në veprimin e tyre?
Të gjitha këto pyetje tregojnë se lindja e njeriut është një mrekulli e vërtet, dhe teoria e evolucionit në këtë pikë ka arritur në një rrugë pa krye. Asnjë evolucionist nuk mund të shpjegoj këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm që ndodh në mes gjeneve të ADN-së derisa qelizat formojnë organet dhe i japin formë trupit. Fakti që gjenet, të cilat i kemi përkufizuar si grumbull i atomeve pa dije, nuk mund të organizojnë rastësisht një harmoni kaq të vetëdijshme është aq e qartë sa që evolucionistët në përgjithësi preferojnë që të mos shtjellohet kjo temë fare.
Hoimar von Ditfurth, një shkencëtar evolucionist gjerman, ka këtë thënie rreth zhvillimit të mrekullueshëm që ndodh në mitrën e nënës:
Fakti që një qelizë vezë e vetme ndahet që të formojë aq shumë qeliza të ndryshme, komunikimi perfekt natyral dhe bashkëpunimi në mes të këtyre qelizave kryeson ngjarjet që mahnisin shkencëtarët.26
Dhe G. Flanagan, autor i Fillimi i Jetës shkruan:
Si është arritur një organizim i tillë kaq i lartë? اfarë i bën qelizat të veprojnë sikur dijnë se ku shkojnë, çfarë të jenë dhe çka të bëjnë kur të arrijnë atje? Dhe po ashtu të veprojnë në harmoni të tillë me qelizat partnere? 27
Flanagan është përpjekur t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve, por ai është larg për të qenë i aftë që të shpejgoj këto ndodhi të mahnitshme.
Këto pyetje të mëdha na dërgojnë në një botë jashtëzakonisht të vogël të molekulave të vogla brenda qelizës, së pari tek ato që përbëjnë gjenet dhe formojnë programin gjenetik. Me arritjen e biologjisë molekulare, për të parën herë është duke u mundësuar zbulimi dhe qartësimi i këtyre proceseve. “ Dukej se, libri i jetës u hap papritmas…”, megjithëse vetëm disa faqe magjepëse të tij. Ne jemi ende larg nga të kuptuarit e tërë tregimit.
ثshtë e qartë se qelizat punojnë së bashku aq mirë për shkak të ekzistimit të dialogut të vazhdueshëm në mes tyre dhe ato pranojnë udhëzimet e brendshme gjenetike në përputhje me rrethanat. Udhëzimet mbahen në gjene në formë të të ashtuquajturit kod-gjenetik, të radhitura me organizim të molekulave, ashtu si shkronjat e një alfabeti të veçantë. Programi gjenetik për foshnjën, i radhitur në atë kod, arrihet në ditën e parë të bashkimit të qelizave të prindërve. Prej aty e më tutje, çdoherë që ndonjë qelizë ndahet dhe jep dy qeliza të reja, bëhet një kopje e përpiktë e të gjitha gjeneve dhe i transmetohet qelizës së re. Kështu që çdo qelizë e trupit bart saktësisht të njejtat gjene, dhe mban programin gjenetik të plotë.
Sikur i tërë programi të ishtë aktiv gjatë gjithë kohës, çdo qelizë thjeshtë mund të prodhonte klonime (kopje identike) të vetvetës, të gjitha me destinacion dhe funksion të njejtë. Ajo që bën të mundur prodhimin e shumëllojshëm të qelizave si dhe shpërndarjen e tyre në drejtime të ndryshme është fakti që gjenet kyqen dhe ç’kyqen pra, nuk jane aktive gjatë gjithë kohës.
Kjo ndodh në përgjigje të sinjaleve që vijnë nga qelizat partnere pasiqë ato të gjitha përshtatin veten në programin e hollësishëm të zhvillimit.
Këto ndodhi mund të krahasohen me një detyrë të vështirë ndërtimi që kërkon bashkëpunim të ngushtë. Secili e di planin kryesor, secili jep sinjale, dhe ju përgjigjet në mënyrë të ndjeshme sinjaleve të të tjerëve që të bëhet pjesë e pandarë e tërë projektit. Qelizat e embrionit punojnë në një mënyrë të krahasueshme, në një marrëveshje të shoqërueshme me gjenet të cilat kyqen dhe ç’kyqen sipas nevojës.
Qelizat i Japin Formë Trupit…
Fazat në formimin e njeriut përbëjnë një zinxhir mrekullish. Qelizat duke u bashkuar sipas një rregulli të caktuar i japin formë trupit. Ato ndërtojnë duartë, sytë, veshët, enët e gjakut, këmbët, zemrën, trurin, dhe qelizat nervore. ADN-ja e secilës qelizë përmban sasi gjigante informatash që kanë të bëjnë me çdo detaj të trupit të njeriut. Mirëpo qelizat në embrion në mesin e gjithë kësaj informate gjejnë dhe lexojnë atë e cila i takon organit të tyre të posaçëm. Në bazë të kësaj informate, qelizat ndërtojnë organet dhe indet. Si një qelizë është në gjendje të interpretojë informatën në ADN është diçka e vlefshme për t’u menduar. Kush e shkroi informatën në ADN e cila gjendet në bërthamën e qelizës? Kush i programoi qelizat në atë mënyrë që ato të lexojnë këtë informatë sikur një njeri dhe të veprojnë sipas saj? Në këtë pyetje është vetëm një përgjigje: Zoti krijoj njeriun në mënyrë perfekte. ثshtë Ai I Cili i inspiron qelizat se çfarë duhet bërë.
Siç kuptojmë nga sqarimet e mësipërme, fakti që qelizat dallohen nga njëra tjetra dhe marrin funksione plotësisht të ndryshme dëshmon se aty ka një “program gjenetik” i cili bën që ato të veprojnë brenda një plani të përcaktuar. ثshtë e vërtet se një program perfekt është ngulitur në çdo qelizë, por gjëja e rëndësishme është kjo: Kush e krijoj këtë program dhe e nguliti atë në qeliza? Programi për të cilin bëjmë fjalë nuk është një program i thjeshtë kompjuteri. Me përdorimin e këtij programi qelizat sjellin në ekzistencë njeriun i cili në vetvete ka miliona ndërtime organike të ndërlikuara e të ndërlidhura: një person që mund të dëgjoj, të shikoj, të ndiej, të mendojë, të marr vendime, të përjetoj kënaqësi, të çmoj bukurinë, që mund të studjojë qelizat e veta dhe ADN-në, dhe të sjell përfundime nga hulumtimet e veta. Përveç kësaj, sigurisht që është një mrekulli që masat e proteinave të cilat ne i quajmë qeliza, kuptojnë një program të tillë, veprojnë sipas tij, vihen në dijeni për atë që kërkohet dhe kompletojnë çdo fazë në mënyrë përfekte.
Richard Dawkins, evolucionist bashkëkohor i njohur, nuk mund të jep sqarim se si gjenet të cilat përmbajnë programin gjenetik të njeriut veprojnë së bashku në një shkallë të tillë të bashkëpunimit në formimin e njeriut.
Zhvillimi embrionik është i kontrolluar nga një rrjet i ndërthurur raportesh të ndërlikuara të pa imagjinueshme.29
Dawkins ka kuptuar se raportet në mes të gjeneve përgjegjëse për krijimin e mrekullueshëm të njeriut dhe aftësitë e jashtëzakonshme të demonstruara nga gjenet nuk mund të kenë ardhur nga rastësia, sepse është e pamundur të shpjegohet një sistem kaq i ndërlikuar me mekanizmat e evolucionit, si rrjedhim ka bërë një pohim të tillë. Mirëpo, ai prapë lëshon një pikë të rëndësishme: Në të njejtën mënyrë është e pamundur që në zinxhirin e mrekullive të prodhimit të foshnjës, të ketë ardhur në ekzistencë nga rastësia ndonjë grimcë e nevojshme për krijimin e foshnjës, apo ndonjë qelizë e vetme. Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, një qelizë e formuar në organet riprodhuese të nënës shndërrohet në qenie njerëzore që dëgjon, ndjenë, merr frymë, mendon dhe ky transformim në çdo detaj ndodh sipas një plani perfekt. Përveç kësaj, kjo mrekulli ndodh vazhdimisht me perfeksionin e njejtë për vite të panumërta.
Sipas pohimeve të evolucionistëve, tërë kjo ndodh nga rastësia; për ata, kjo mrekulli vjen si rezultat i vendimit të atomeve pa vetëdije të cilat prodhojnë qelizat e njeriut. Ata pohojnë se një ditë, atomet papritmas vendosën të bashkohen dhe prodhojnë organe të cilat ata nuk i kishin parë apo njohur më parë. Ata kapen aq verbërisht në pohimet e tyre të palogjikshme sa që besojnë se secila nga këto atome të pa vetëdijshme vendos se cilën pjesë do t’a formojë dhe shkojnë në vendet e duhura sipas këtij vendimi. Ata besojnë se çdo gjë ndodh pa ndërhyrje si rezultat i rastësisë: se qelizat dhe atomet vendosin nga vullneti i tyre që të ndërmarrin veprimin më të mirë, dhe ndërtojnë një trup njeriu në mënyrë perfekte. Edhe nëse ata nuk dëshirojnë të pranojnë atë që është thënë këtu, kjo është saktësisht përmbajtja e asaj që pohojnë ata.
Në këtë pikë është e qartë se përballë një logjike tejet të madhe evolucionistët gjejnë vetveten në një gjendje pa rrugëdalje.
اdo detaj i shpjeguar deri këtu dhe ajo me të cilën do të mirremi më vonë, në kundërshtim me atë që pohojnë evolucionistët, tregon se fazat që ndodhin në formimin e njeriut nuk mund të ndodhin nga rastësia. Këto gjëra të jashtëzakonshme ndodhin jo nga puna e qelizave apo organeleve që i sollën ato në ekzistencë; jo nga aktiviteti i molekulave apo atomeve, por nga fjala e Zotit të Madhërishëm, “Bëhu”:
Ai është I Cili ju krijoj prej toke, pastaj prej një pike sperme, pastaj prej një embrioni, pastaj ju sjell foshnje në botë; ju e arrini pjekurinë, pastaj plakeni megjithëse disa nga ju vdisni të rinjë kështu që arrini moshën e paracaktuar dhe kështu me shpresë që do të rriteni në meçuri (urtësi). ثshtë Ai I Cili cakton jetën dhe vdekjen. Kur ai vendos për diçka, Ai vetëm thotë “Bëhu” dhe ajo bëhet. (Kur'an, 40: 67-68)
Njohuria që Demonstron Qeliza Vezë
Qelizat imune të nënës afrohen të shkatërrojnë embrionin. (lart) Mirëpo, ndërtimi perfekt në trup nuk i lejon ato të dëmtojnë vezës.
Qelizat të cilat bëjnë përgatitje për t’u strehuar në muret e mitrave gjenetikisht janë të ndryshme nga ato të nënës. Pse ato nuk refuzohen sikurse një organ apo ind i transplantuar në trupin e nënës për shumë kohë ka qenë një mister i pazgjidhur. R.Flanagan e shpjegon këtë në këtë mënyrë:
… Tufëza (qeliza grumbull) ndrydh shënuesit e saj gjenetik dhe lëshon sinjale të veçanta që mund të krahasohen me një fjalë kaluese (kod / password) universal. Ky kod është i njejtë për të gjithë njerëzit dhe është i njejti kod që qelizat e nënës e lëshuan kur ajo ishte tufëz (qelizë grumbull). Për këtë, qelizat e saj nuk mobilizohen tash që të mbrohen kundër arritësit të ri, sepse biologjikisht ato njohin tufëzën çerdhe-ngritëse si mik universal, e jo armik.1
Vëmendje duhet t’i kushtohet këtu një pike shumë të rëndësishme. Sikur që thotë Flanagan, është misterie e madhe se si një grup i qelizave i dërgon një “mesazh universal” një grupi tjetër të qelizave të cilat e pranojnë këtë mesazh dhe e “kuptojnë” se ato nuk po takojnë një armik por mik. Duhet të përkujtojmë se nuk jemi duke folur këtu për një grup njerëzish, por për një masë të përbërë nga qelizat aq të vogla që nuk shihen pa mikroskop; një masë e cila nuk ka duar, sy, veshë apo tru, e përbërë nga atomet, molekulat dhe proteinat e pavetëdijshme. Sigurisht se të supozohet se një demonstrim i tillë vjen nga dituria e qelizave është jashtëzakonisht e pa logjikshme.
E vërteta që ballafaqohemi është e qartë: Ajo që i ofron embrionit të strehohet lehtë në mitrën e nënës dhe të mbijetojë është mëshira e Zotit, I Cili krijoj embrionin, nënën dhe sistemin mbrojtës të nënës.
Me të vërtet, Zoti ka dijeni për Orën (e kijametit) dhe lëshon shi tepër dhe e di se çka ka në mitër. Dhe askush nuk e di se çka sjell e nesërmja dhe askush nuk e di se në cilën tokë do të vdes. Zoti është I Gjithëdijshmi, Gjithënjohësi. (Kur'an, 31: 34)
1. Geraldine Lux Flanagan, Beginning Life, Dorling Kindersley, London, 1996, p. 34
VAZHDON....