WxP
Staf në FV.AL
Në kulm të provimeve universitare, pas informacionesh të mbledhura në rrugë operative, një grup hetimor pranë policisë së Elbasanit mundën të kapin në flagrancë një pedagog matematike të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan teksa po merrte para nga studentët e tij në këmbim të favorizimit në provime, raporton agjencia e lajmeve NOAPedagogu u kap falë operacionit policor të koduar “Zarfi”, i finalizuar pas disa kohë hetimesh në këtë universitet.61-vjeçari Pëllumb Kllogjeri, lindur në Pogradec dhe banues në Elbasan në lagjen “Emin Matraxhiu”, i cili është pedagog i lëndës së Matematikës, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u arrestua në zyrën e tij në universitet në momentin kur po merrte zarfet me para nga studentë të ndryshëm të lëndës së Matematikës të universitetit.Kllogjerit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70.000 lekë (të reja), shumë e ndarë në zarfe me nga 10.000 lekë për secilin zarf, si dhe 100 euro.Pëllumb Kllogjeri është nën akuzë për korrupsion pasivPolicia e Elbasanit bën me dije se operacioni “Zarfi” vazhdon ende.mit/noa.al