Si rob i Zotit qe jam, i lutem Atij ne cdo moment. Njeri, per nga vet natyra e krijimit, eshte krijese qe i lutet Zotit ne shumicen e rasteve ne veshtiresi, duke harruar ta falenderoje Ate kur eshte me se miri.
Une kur i lutem Zotit, e di qe eshte afer dhe i pergjigjet lutjeve te mia ne forma te ndryshme.
Zoti eshte i Ndershem(Fisnik),turperohet qe nese njeriu i ngrit duart kah Ai t'ia ktheje bosh (pa iu pergjigjur lutjes se tij).
Ndonjehere njeriu ankohet se nuk i pranohet lutja, lutet kohe te gjate por prape nuk shef pergjigje. Zoti na ruajt! Ka njerez qe fillojne te mendojne keq per Zotin se kinse Ai nuk po i dojka keta ose dic tjete...Keto mendime dhe te ngjashmet jane te perbuzura ne fene tone (Islame) dhe njeriut te tille i mbetet qe dobesine e mospranimit te lutjes t'a hulumtoje ne vetveten e tij sepse Zotit nuk i takon urrejtja ndaj roberve te Tij perveq ndaj atyre qe e mohojne Zotin dhe ndaj vetvetes se tyre jane te padrejte.
Personalisht, une bazohem ne thenjet e te Derguarit tone Muhammedit as. qe thote:
"Kush ka deshire qe Allahu t'i pergjigjet ne veshtiresi a pikellime,le te lutet shume kur ai te jete i lumtur".(Tirmidhiu).
Ju pershendes !